Festa e Pavarësisë, qindra qytetarë nga Kosova nisen drejt Tiranës dhe Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 10:33
Në festën e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, qindra qytetarë nga Kosova dhe trevat shqipfolëse me simbole, flamuj kuq e zi dhe veshje kombëtare, janë nisur drejt Tiranës, Krujës dhe Vlorës për të festuar festën kombëtare të shqiptarisë.
Në kuadër të festës kombëtare, organizohet sot parada e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shqiptarët nga e gjithë bota bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë.
Në paradë pritet pjesëmarrja e mbi 10 000 qytetarëve, nga mbi 150 qytete shqipfolëse.
