Kishte fshehur drogë në paketë cigaresh, kapet i riu shqiptar në Itali

Policia italiane ka kapur në flagrancë një shqiptar teksa i dorëzonte një klienti 4 doza kokainë të fshehura në një paketë cigaresh.

Gjithashtu gjatë një kontrolli, të riut shqiptar iu gjetën edhe një shumë parash prej 1,000.00 eurosh që besohej se ishin të ardhurat e aktiviteteve të mëparshme të paligjshme të burrit.

Sipas medieve të huaja, shqiptari është njohur me masën “detyrim paraqitje”.

Parimi i prezumimit të pafajësisë vlen për të dyshuarin dhe fajësia e tij do të konstatohet përfundimisht vetëm nëse ndodh dënimi i parevokueshëm.