Vr*sja e Klaudio Prendit në Tiranë, hetimet i kalojnë për kompetencë SPAK-ut
Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarje kjo e 19 nëntorit, i ka kaluar për kompetencë SPAK.
Bëhet me dije se do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.
Burimet shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin grupi të strukturuar kriminal.
Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit pas mesnate sapo hipi në makinën e tij pranë Xhamllikut në Tiranë, ndërsa më herët kishte qenë në lokal në shoqërinë e miqve të tij, përfshirë disa efektivë policie.
Babai i tij, gjyqtari Fran Prendi i larguar nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, njihet për dënimin e grupeve të mëdha kriminale, përfshirë Emiljano Shullazin. Gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
Ndërkohë rezultoi se makina tip "Audi" e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u gjet e shkrumbuar në zonën e Farkës, një orë pas vrasjes rezulton e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët.
