Klerikët bashkë në festime, apelojnë për unitet kombëtar dhe kthimin te vlerat

Klerikët janë bërë bashkë në Shkodër në 112 vjetorin e pavarësisë duke treguar edhe një herë bashkëjetesën fetare.

Kthimi te vlerat dhe traditat e kombit ishin në qendër të mesazhit të tyre.

Bashkëjetesa fetare në Shqipëri u tregua mësë miri në 112 vjetorin e pavarësisë së organizuar në Shkodër.

Klerikët e gjithë besimeve u bënë bashkë duke theksuar uniteti kombëtar, vlerat e traditat shqiptare.

‘’Është dita për të kujtuar njerëzit e urtë edhe prijësait e mëdhenj të kombit’’.

Myftiu i Shkodrës, theksoi nevojën për t’u përqendruar tek e mira e përbashkët për shqiptarët

Arqipeshkvi i Shkodrës, apeloi për bashkëpunim mes shqiptarëve.

E po ashtu, At Nikolla Petani, famullitari i Kishës Ortodokse Shkodër, vuri theksin tek uniteti.

‘’Për të pasur një Shqipëri si duhet. Secili ka detyrën e vet’’.

Edhe Mirdita festoi me simbolet kombëtare.

Në qendër të qytetit u vendosur një flamur gjigand, ndërsa pjesë e festës u bënë qindra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga trojet.

Ish-ushtarë të UÇK po ashtu u bënë pjesë e aktiviteteve.