Lirohet Berisha/ Vokshi: Vendimi i GJKKO-së i vonuar, u mbajt në burg politik nga Rama për 1 muaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 12:48
Përmes një interviste në Ora News, deputetja demokrate, Albana Vokshi tha se vendimi i sotëm i GJKK-së është i vonuar, janë më shumë se 11 muaj të Berishës në arrest të padrejtë politik.
Vokshi: Vendimi i sotëm i GJKK-së është i vonuar, janë më shumë se 11 muaj të Berishës në arrest të padrejtë politik. E gjithë bota e pa që ishte një arrest i lobuar dhe i kërkuar nga Edi Rama me një presion të vazhdueshëm nga Drejtësia që e mbajtën liderin e opozitës në arrest.
Prej gati një viti iu mohuan Berishës të drejtat dhe liritë, po ashtu edhe një force opozitare, si dhe qytetarëve që të kishin liderin e tyre. Qartazi të gjithë e kuptuan dhe vetëm drejtësia nuk po e kuptonte. Qindra mijëra qytetarë e kanë mbështetur Berishën në “Rrugën e Shpresës”.