GJKKO i hoqi masën e arrestit ndaj Berishë, Balliu nga selia blu: Sot është një ditë e zezë për narkoshtetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 11:12
Pak minuta pasi GJKKO vendosi t’i heqë masën e arrestit, kreu i PD-së Sali Berisha pritet të shkojë në zyrën e tij në seli. Makina e Berishes ka mbërritur poshte pallatit ku banon, me sa duket për të marrë kreun e PD.
Ndërkohë që nuk ka lëvizje të tjera pranë banesës, ndërsa nga shkallët e selisë blu, Koordinatori i Rajonit të Tiranës, njëkohësisht Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës, që vendosi heqjen e masës së sigurisë ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
"Sot është një ditë e zezë për narkoshtetin", deklaroi Balliu.

