“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri” - Lirimi i Berishës nuk mbahen demokratët. Nga Këlliçi te Gjekmarkaj, ja reagimet e tyre
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën ditën e sotme.
Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD.
REAGIMET

Agron Gjekmarkaj
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas heqjes së masës së “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.
Belind Këlliçi: "Farsa ra! Më në fund lirohet Kryetari i PD dhe Lideri i Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha".
Tritan Shehu: "E verteta mund te vonoje, por del! Kam qene i bindur per kete qe prej minutes se pare te zhvillimit te ketij komploti ndaj Berishes e demokracise sone! Tashti na ngel ta cmontojme totalisht komplotin se bashku me rregjimin.
Me Berishen te lire, kudo ku jane shqiptaret! Me shqiptaret ne perballje me rregjimin. “Era” e ndryshimit po fryn qartesisht prej pertej Oqeanit drejt Europes. Drejt nesh! Pranvera po vjen, jo thjesht ne kuptimin stinor!"
Klevis Balliu: "Sot u lirua ndryshimi, shpresa për një Shqipëri si gjithë Europa. Ditë e zezë për narkoshtetin. Ditë e bardhë për Shqipërinë".
Oerd Bylykbashi: “U desh një vit që gjykata të kuptojë se arrestimi i Sali Berishës, lider i opozitës, ishte antikushtetues.
Duhej që Gjykata e Strasburgut të pranonte me prioritet ankimin e Sali Berishës që sistemi i kapur i drejtësisë të kuptojë që nuk mund të vazhdojë të mbajë shkeljen e të drejtave kushtetuese duke vendosur precedentin e antidrejtësisë.
Partia Popullore Europiane dhe CDI dënuan me rezoluta të forta arrestimet dhe përndjekjet politike të Sali Berishës dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës.
Kush thotë “Drejtësia vonon po nuk harron” e ka gabim. Drejtesia e vonuar është drejtësi e munguar. Padrejtësia antikushtetuese mbi liderin e opozitës që nisi e u bazua me non gratën e pa bazuar në prova, është kapitulli më i fundit në sulmin më shumë se tre vjeçar të Edi Ramës mbi opozitën.
Tani është radha jonë të reagojmë fort e qartë. Për pak muaj është radha e zgjedhësve të japin verdiktin kundër Edi Ramës me votë”.
Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri: "Sali Berishës sapo i ndaluan krimin shtetëror! 1 vit arrest shtëpie me vetëm motivim politik! Aspak lirim, por ndalim krimi shtetëror! Nuk do e harrojmë asnjë ditë ndalese për çdo demokrat që keni bërë këto 12 vite! Do i paguani një për një!"
Luçiano Boçi: “Lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj Kryetarit të PD është fantastik! Zoti dhe e drejta e tij dhe e jona po triumfon. PD tani kalon në një stad të ri! Me Sali Berishën në liri është e pamundur të ndalet entuziazmi dhe bindja në fitore. Ndryshimi filloi të vijë…!”
Luan Baçi: “Kryetari i Partisë Demokratike, lideri opozitës, profesor doktor Sali Berisha, nuk mund të mbahet i burgosur, më në fund i lirë dhe në betejë në drejtim të popullit opozitar deri në fitoren e plotë të Partisë Demokratike! Është radha jonë!”
Faik Basha: "Tronditet mafia Shqiptare e kryesuar nga Edi Rama! Efekti Trump godet SKAP-in e partisë. Lirohet lideri i opozites Prof.Dr. Sali Berisha Kthehet shpresa për demokraci. Nuk ka vrimë miu që ti marri të gjithë ata që tentuan të marrin Shqiperinë peng. Jemi gati për Shqipërine dhe të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën. Drejtësia duhet reformuar urgjent për ta shpëtuar nga duart e Soros”.

