Berisha: Triumf i vërtetë! Dhjetëra e mijëra sonte triumfuan në mosbindje civile! Tirana në duart e qytetarëve
Protesta e PD e zhvilluar sot në Tiranë në pesë akse kryesore të qytetit, u shoqërua nga tensionet dhe shfaqje të dhunshme.
Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.
Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale.
Ndërsa, Opozita nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, falënderon pjesëmarrësit në protestën e sotme.
“Triumf i vërtetë! Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile.
Tirana në duart e qytetarëve!
Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës.
Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore.
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Fitore!”, thotë Berisha.

