Blushi: Dhjetëra mijëra shqiptarë dridhën sonte nga themelet Narkoshtetin

Protesta e PD e zhvilluar sot në Tiranë në pesë akse kryesore të qytetit, u shoqërua nga tensionet dhe shfaqje të dhunshme.

Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale.

Ndërsa, Opozita nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.

Por përtej kësaj situate, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, falënderon pjesëmarrësit në protestën e sotme.

“Edi Rama dhe ky regjim kriminal do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë!

Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje për dhjetëra mijëra shqiptarë patriotë që dridhën sonte nga themelet Narkoshtetin!

Mosbindja civile nuk do të ndalet deri në Fitore!”, thotë Blushi.

PROTESTA E SOTME E OPOZITES