Shabani: Për ta zbritur Ramën nga pushteti ka disa mekanizma, por në fund të ditës shkojmë tek votimi

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News', ishte Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, i cili foli për protestën opozitare.

Ai u shpreh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e shohin këtë protestë si një problem të izoluar të PD.

"Ne ishim në protestën për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martinit tek shkolla. U bllokua gjithë rruga, nga shkolla "Fan Noli", që është shumë e zënë si rrugë, u bllokua segmenti i 'Unazës së Vogël', që i bie të bllokohet e gjithë Tirana, u bllokua rruga e Durrësit dhe nuk u ankua asnjë njeri. Kjo duhet të jetë ajo që duhet të reflektojë PD, pra fakti që një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e shohin këtë si një problem të izoluar të Partisë Demokratike.

Shqipëria ka shqetësimin që ka një kryeministër që ka koha e Enver Hoxhës ka ndejtur 12 vjet. Shqipëria nuk i ka kushtet që të ruaj balancë mes pushteteve. 12 vjet dhe ai ka krijuar një piramidë kriminale, mendo dhe 4 vite të tjera. Për ta zbritur Ramën nga pushteti ka disa mekanizma, por në fund të ditësh shkojmë tek votimi. Dhe votimi kërkon që të marrin pjesë sa më shumë njerëz", u shpreh Shabani