Lidhja e krimit me mazhorancën/ Maho: Rasti i Marsel Rrokës, goditën opozitën në 2021. I denoncoi opozita dhe ky SPAK nuk lëvizi as qimen
Opozita ka bllokuar 5 kryqëzime në Tiranë, në protestën e tretë të asaj që është quajtur "Mosbindja civile".
Një revoltë antiqeveritare kundër kryeministrit Edi Rama, krimit dhe korrupsionit në vend.
Në mbi 3 orë protestë, jo dhe aq paqësore nuk kanë munguar edhe episodet e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, veçanërisht me disa prej deputetëve më aktiv, teksa kërkohej lirimi i akseve për mosparalizimin e automjeteve.
Madje policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Gazetari Armand Maho, ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme, në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News" ku i diskutua rreth protestës së opozitës.
"U arrestuan tani këta 21 vetat në Elbasan, kishe rastin e Marsel Rrokës. Ishte një eksponent i krimit të organizuar. Ishin dy vëllezër dhe motra e drejtorit të burgut të Elbasanit. Ata që goditën opozitën në 2021, më 14 Mars, i denoncoi dhe opozita dhe ky SPAK ishte dhe atëherë. Nuk lëvizi as qimen", u shpreh Maho.

