Vlora, kryeqendra e festimeve për 28 Nëntorin, Dredha për “Ora News”: Ja çfarë aktivitetesh janë organizuar nga Bashkia

Vlora është bërë kryeqendra e Festës së Flamurit, me operatorët turistikë që raportojnë një nivel të lartë prenotimesh, mbi 70%.
Megjithatë, festa ka pësuar një rënie të pjesëmarrjes nga qytetarët e Kosovës dhe emigrantët shqiptarë krahasuar me vitet e kaluara.
Por për të mësuar ,më shumë mbi organizimet festive në qytetin e Flamurit, i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
“Ka një numër të shtuar turistësh për këto festa. Jo vetëm kryeministri, por të ftuar janë dhe Presidenti i Republikës dhe përfaqësues të faktorit shqiptar jashtë vendit.
Ka një numër të larmishëm aktivitetesh, ndërsa nesër në orën 10:00 do të jetë dhe ceremonia zyrtare e festimeve”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KRYETARIN E BASHKISË SË VLORËS, ERMAL DREDHA

