Noka: Ja prova e dokumentuar që vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Sipas deputetit të PD-së, Flamur Noka, vrasësi i Martin Canit nuk ishte i vetëm.

Postimi i Nokës:

Ja prova!
Ja prova e dokumentuar që vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm.

Kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit. Kupola blu është de facto një bandë me uniformë.

Policë që vrasin, policë që dekonspirojnë, që fshehin e mbulojnë llumin me pushtet.

Rasti i implikimit në krim nga ana e kupolës së policisë u përsërit.

Njëlloj si pak vite më parë kur ish Drejtori i Përgjithshëm Ard Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje.