EMRI/ Përmbyset mjeti bujqësor në Maliq, humb jetën 61-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq.

Policia e Maliqit bën me dije se një mjet bujqësor që  drejtohej nga shtetasi Sejfulla Gjata, 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.

Për fat të keq drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të rastit.

Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që  drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.

Si pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të rastit.