21 në pranga për Suel Çelën/ Hetimet e SPAK, në arrest ish gjyqtarë dhe ish shefi i komisariatit
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur masën e sigurisë për 21 persona mes tyre ish gjyqtarë, ish drejtues policie, gazetarë dhe avokat.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të grupit të Suel Çelës.
Burimet kanë bërë të ditur se në masën e arrestit është vendosur gjyqtarja Pajtme Fetahu e cila më parë ishte në masë arresti në shtëpi për dosjen Çopja.
Nga hetimet rezulton se ajo veprën penale e ka bërë në kohën kur ishte në detyrë
Po ashtu për ish shefin e krimeve të komisariatit 6 në Tiranë Dedan Gjoni është njohur me një tjetër masë arresti me burg por edhe me akuzë për të njëjtin operacion.
Avokatja që mbron grupin e Suel Çelës, Blerina Beqiri po ashtu është vendosur në masën e arrestit në shtëpi.
Dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha po ashtu janë vendosur në masën e detyrim paraqitje.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë bëhet e ditur se është mbështetur nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane.
Sqarim: Për efekt të shpejtësisë të qarkullimit të informacionit është përmendur dhe ish-prokurori Bledar Mustafaraj, por që rezulton të ketë qenë një informacion i pasaktë. Nisur nga rëndësia e hetimeve dje serioziteti i çështjesh, "Ora News" i kërkon ndjesë për çdo shqetësim që mund t'i ketë shkaktuar z. Mustafaraj.
