Pitarka: Ka kaluar 1 javë nga kjo ngjarje, s’ka transparencë, fëmija thotë ka pasur një person të dytë
E pranishme në protestën për vrasjen e Martin Canit para ministrisë së Arsimit ka qenë e pranishme edhe aktorja Eliona Pitarka.
Pitarka tha se ka kaluar një javë nga kjo ngjarje dhe opinioni publik s’ka transparencë të dinamikës së ngjarjes, ku policia thotë se s’ka pasur një person të dytë.
Pitarka: Jam këtu si një nënë e terrorizuar e tmerruar dhe në fakt parafolësit i thanë të gjitha kërkesat. Vetëm një gjë e kam me ngulm që t’i mëshoj pak më shumë, transparencë sa i përket ngjarjes. Kam dëgjuar shpesh në lagje fëmijë të kësaj grupmoshe me fjalor banal. Që thonë edhe nëse bëjmë gjë jam minoren dhe s’më bëjnë asgjë. Video që ka qarkulluar në TikTok e atij djalit në SHBA që thotë kur të shkoj në Shqipëri do e bëj një gjë të tillë. Kërkoj transparencë të ngjarjes.
Ka kaluar një javë nga kjo ngjarje dhe opinioni publik s’ka transparencë të dinamikës së ngjarjes, ku policia thotë se s’ka pasur një person të dytë. Ndërkohë, që deklarata e fëmijës së plagosur është tjetër gjë komplet. Organet ta çojnë deri në fund këtë ngjarje, duam transparencë totale dhe drejtësi për Martinin.
