Durrës/U dëmtua nga një makineri, gjatë punës, ndërron jetë 50-vjeçari

Një 50-vjeçar në Durrës ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës. 

Njoftimi:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.