VIDEO/ Rrëshqitja e dherave, vijon puna për lirimin e aksit rrugor Prekal – Kir

Në rrugën Prekal – Kir, pjesë e rrugës së Dukagjinit, ku janë evidentuar rrëshqitje dheu dhe gurësh, firma kontraktuese ka nisur punimet për lirimin dhe sistemimin e këtij segmenti rrugor.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ndau pamje nga punimet në këtë segment, i cili konsiderohet një investim në proces dhe po punohet nga specialistë për evidentimin e të gjitha problematikave, me qëllim garantimin e sigurisë për banorët që kalojnë në këtë rrugë.

Rruga e Dukagjinit lidh qytetin me zonën më malore të Bashkisë së Shkodrës. Kjo rrugë do të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

Prekal-Kir është segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit. Kjo është faza e parë e këtij investimi, ku rruga ka gjatësi 17 km, 5 m gjerësi, kanalizime, ura, sistemime dhe mure mbrojtëse.