Kriminalizimi i shoqërisë, Dom Mark Pashkja: Dhuna shihet si zgjidhje, dhe kjo është problemi. Familja shqiptare po vuan
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 10:11
Përfaqësuesi i Kishës Katolike Dom Mark Pashkja në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi faktorët se pse po ndodh kriminalizimi i shoqërisë shqiptare që në moshat e vogla të brezit të ri.
Pashkja theksoi se dhuna jo vetëm që është derivat i reagimeve ndaj situata të ndryshme, por fatkeqësisht ajo shihet si zgjidhje e problemit, dhe kjo është më shqetësuese.
“Ne jemi një vend që kemi jetuar mbi komunizëm dhe jemi mësuar të jetojmë nën presionin e dhunës.
Dhe sot kemi të rinjtë që nuk duan të bëhen as mësues, as doktorë, por duan të bëhen të fortë, sepse i forti si model është ai që e merr gjithçka gati dhe pa shumë mund”, u shpreh ndër të tjera Dom Mark Pashkja.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DOM MARK PASHKJAN

