Ambasadorja e holandës Altes: Puna e SPAK po rrit besimin e qytetarëve

Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, Guusje Korthals tha sot se, “Përmirësimi i gjyqësorit ka qenë domethënës dhe vijimi i reformave duhet të jetë i vazhdueshëm në kohë”.

Altes, gjatë një konference për arritje e procesit të vettingut, u shpreh se SPAK ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm që kanë rritur besimin e qytetarëve.

“Sfidat me korrupsionin janë të pranishme dhe SPAK ka ndërmarrë veprime që kanë rritur besimin e publikut. Mund të bëhen reformat por është rëndësishme që të rritet besimi dhe po vëremë që besimi te institucionet po rritet”, tha Altes.

Në kuadër të mbështetjes për Shqipërinë, Ambasadorja Altes konfirmoi angazhimin e qeverisë holandeze për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve të SPAK dhe shoqërisë civile në luftën ndaj korrupsionit.

“Mbetemi të përkushtuar përmes projekteve për të rritur kapacitete e SPAK dhe teknikat e aspekteve të ndryshme të gjyqësorit dhe të fuqizojmë shoqërinë civile. Jemi të angazhuar për të përkrahur Shqipërinë dhe të ngremë një sistem gjyqësor që ka aftësi ripërtëritëse”, tha ajo.