Rama në Angli afron shqiptarët, por jo Veliajn: Nuk do të bëj kurrë fajin që t’ju ha prapa shpine

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Londër duket se i ka dhënë një tjetër goditje atyre që abuzuan me pushtetit dhe kur mendon këtë, krye-abuzuesi me këtë pushtet për opozitën është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në takimin e me "çunat e Londrës, Rama u shpreh se nuk do të tradhtojë besimin e atyre që e zgjodhën për të qëndruar brenda zyrës së Kryeministrit, ndërsa pranoi se ka bërë gabime në të shkuarën.

Rama në Angli afron shqiptarët, por jo Veliajn: Nuk do të

Por ajo që nuk do të bënte kurrë kryeministri Edi Rama është faji që të hajë prapa shpinës së atyre që e kanë zgjedhur kryeministër.

“Deri në ditën e fundit që do të jem në atë zyrë kurrë nuk do të tradhtoj askënd që më ka dhënë besimin dhe nuk diskutohet që kam bërë dhe unë gabimet e mia dhe do të bëj gabime të reja, sepse asnjë njeri nuk është i pagabueshëm. Të jeni të bindur që kurrë nuk do të bëj fajin që t’ju ha prapa shpine”, tha Rama.

Kjo deklaratë duket të jetë dhe një goditje për Veliajn, emri i të cilit është në dosjet e nxehta si ajo e inceneratorit të Tiranës, apo dosja "5D".

Inceneratori i Tiranës është një aferë që ka gllabëruar nga taksapaguesit shqiptarë të varfër miliona euro dhe për më tepër nuk ekziston ndërsa vijon të thithë buxhetin dhe taksat.

Dosja "5D" është dëshmia se si drejtorët e Veliajt në Bashkinë e Tiranës kanë vjedhur paratë publike përmes tenderëve dhe kanë zgjatur duart e tyre deri tek inceneratorët.