Këlliçi, Balliu dhe Vokshi takime në Laprakë: Gati për protestën e së martës në orën 17:00!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2024, 18:07
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PD-në, Belind Këlliçi ka zhvilluar një mbledhje organizative me Degën e PD nr.11 (Laprakë), së bashku me Klevis Balliun dhe Albana Vokshi:
Këlliçi shkruan se tashmë Tirana është gati për protestën e ditës së martë në orën 17:00 kundër qeverisë, në atë që e quan si mosbindje civile.
Këlliçi: Mbledhje organizative me Degën e PD nr.11 (Laprakë), për protestën e të martës, datë 26 nëntor, ora 17:00! Lapraka do jetë në ballë të aksionit dhe mosbindjes civile. Tirana do t’i kthehet qytetarëve të saj!