Boçi: Rama është krimi i ngritur në pushtet, ky kryebandit duhet të hiqet zvarrë nga skena e politikës dhe e historisë

Rama është vetë krimi i ngritur në pushtet. Ai ka dhunuar barbarisht shqiptarët për vite rresht. Këtë e bën çdo ditë në Shqipërinë e mbuluar me krim, gjak e vrasje dhe këtë kërkoi të bënte sot me emigrantët në Londër.

Ky kryebandit që trimërohet me banditët këtu e me banditët “escorta” që merr si laro me vete kudo që shkon e që i ndërsen kundër qytetarëve shqiptarë e demokratëve, duhet të hiqet zvarrë nga skena e politikës dhe e historisë.

Ai dhe llumi i tij politik e kriminal duhet të marrin një përgjigje proporcionale ekzemplare dhe të fortë.

Qëndrestarët e sotëm që shpërndanë të vërtetën dhe rezistuan ndaj skalioneve të krimit të Ramës janë shembull i heroizmit dhe i betejës për vlera, të vërtetën, familjen e vendin! Egërsia e regjimit të Ramës është dëshmia më e fortë e dobësisë së tij!

Të vazhdojmë pa u ndalur në mosbindje civile dhe për t’i dhënë përgjigje të merituar aktit të sotëm të luftës që imponon ky kryebandit!