Përplasja në Londër/ PD: Të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar gjatë ditës së sotme ndaj shqiptarëve të lirë që kishin dalë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.

Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama, si antishqiptar i vërtetë, kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri qytetarët nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

‘Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit’, thuhet në deklaratën e PD.

‘Ditën e martë ora 17:00,  ftohen të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës’.

Deklaratë e Partisë Demokratike te Shqipërisë

Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.

Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët. Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.

Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit. Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama.

Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron. Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.