Veliaj injoron Ramën/ Thellohet përçarja, kryebashkiaku nuk ndihet "krenar" për takimin në Londër

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me shqiptarët e Londrës në kuadër të turit të diasporës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste.

Nuk mund të mos binte në sy mosreagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me takimin e kryeministrit në Londër. Siç e shikoni edhe në foton e mëposhtme Veliaj jo vetëm se ka dhënë live në rrjetet sociale (deri në publikimin e këtij shkrimi) por nuk ka bërë asnjë reagim për takimin e kreut socialist në Londër.

Veliaj injoron Ramën/ Thellohet përçarja, kryebashkiaku nuk

I ndodhur mes hallesh për shkak se SPAK ka futur “kthetrat” duhe hetuar bashkinë e Tiranës, pasurinë e Veliajt dhe shumë afera dhe skandale të tjera, Veliaj konfirmoi sot publikisht ndarjen përfundimtare me Edi Ramën, ndarje e cila ka nisur kohë më parë edhe me disa protesta të organizuara nga kryebashkiaku kundër ministrave socialist apo sulme të ndryshme mediatike të pandalshme e deri në shkrime në mediat e huaja.

Në takimet e Ramës me shqiptarët nga Europa në SHBA, Erion Veliaj ka shkuar si “bisht” pas kryeministrit dhe si gjithmonë për të qenë në qendër të vemendjes ka postuar foto e video pa fund në rrjetet sociale a thua se ishte ai organizatori dhe pjesa e suksesit.

Veliaj injoron Ramën/ Thellohet përçarja, kryebashkiaku nuk

Nga Athina në Milano më pas takimet e Edi Ramës në New York dhe në Selanik, Veliaj ka dhënë live dhe ka postuar në “Facebook” video pafund ku ndihet krenar për shqiptarët e Italisë, SHBA-së apo Greqisë.

Veliaj injoron Ramën/ Thellohet përçarja, kryebashkiaku nuk

Por, pse s’po ndihet më krenar Veliaj për takimet e tjera të Ramës edhe në Londër?

Ngjarjet e fundit, tregojnë që raporti mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut tëTiranës, Erion Veliaj po shkon drejt fundit dhe vetë kryebashkiaku i Tiranës është hedhur në veprim me sulmet e tij apo indiferencën në rrjetet sociale.

Edhe gjatë takimit të kryeministrit me shqiptarët e Athinës më 12 maj të këtij viti, Veliaj iku me pushime me bashkëshorten e tij në Venecia, pasi siç dukej qartazi Rama refuzoi ta përfshinte me stafin që do udhëtonte me të në kryeqytetin grek, duke e shmangur për të disatën herë. Më pas vrapoi për në Milano dhe deri në New York.

Veliaj injoron Ramën/ Thellohet përçarja, kryebashkiaku nuk

Si një qen pas të zotit, Erion Veliaj deri më sot ishte “Po, si urdhëron!” me Ramën, por çfarë po ndodh këto ditët e fundit është e qartë me aksionin e Veliajt kundër ministrave të Ramës dhe sot me injorimin e kryeministrit në Londër.

Erion Veliaj po mundohet të fshihet pas gishtit duke hequr përgjegjësitë nga vetja, pasi siç duket është lënë i braktisur dhe në pritje për të përfunduar pas hekurave për shkak të hetimeve të shumëfishta nga SPAK./CNA