Më 26 nëntor në shesh, Balliu: Të martën Tirana do t’i kthehet qytetarëve

Kreu i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaron se të martën Tirana do t’i kthehet qytetarëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balliu thekson se protesta e 26 nëntorit të thirrur nga opozita, do të sjellë kryeqytetin në duart e sovranit rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë.

MESAZHI I BALLIUT

Ditën e Martë në orën 17:00 Tirana do ti kthehet qytetareve.

Kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duart e sovranit rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama.