Ish-Presidentja e OSBE në takimin e LDGSH, Cederfeldt: Të përfshihen gratë në të gjitha nivelet

Margareta Cederfeldt, deputete suedeze, anëtare e Komitetit për Çështjet e Jashtme, kryetare e Delegacionit të IPU, Ish-Presidente e OSBE mbajti fjalën e saj në takimin e LDGSH në lidhje me përfshirjen e grave në pozicione dhe role të ndryshme të partisë.

Cederfeldt theksoi se është momenti i duhur që gratë të përfshihen, tani është momenti që gratë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formimin e shtetit të së drejtës.

“Ju mund të bëni çdo gjë nëse doni. Hapi i parë është lidershipi, të përfshihen gratë në të gjitha nivelet. Ishte kaq shumë premtuese dhe inkurajuese të dëgjonim lidershipin e Partisë Demokratike, sepse roli juaj u tha që është i pazëvendësuesëshm.

Ishte shumë emocionuese të dëgjojë lidershipin e PD, Noka, Bardhi…edhe zotin Mediu që gjetën kohë të vijnë ditë të shtunë dhe të flasin këtu për përfshirjen dhe rolin e grave.

Njohuritë dhe eksperiancat e grave duhet të përfshihen, lidershipi e ka shprehur gjithashtu se ju jeni të domosdoshme. Nëse doni të jetoni në liri, nëse doni të shihni eleminimin e korrupsionit…ky është momenti që të bëni çdo gjë.”,- tha ajo.