VIDEO/ Shqiptarët në Londër "mas*krojnë" Taulant Ballën e Benet Becin: Hajdutë, kush ua ka paguar paratë që vini deri këtu?

Krytetari i Bashkisë Shkodër, ai i Koplikut, deputetë e ministra të rilindjes kanë zbarkuar në Lodër për të takuar Edi Ramën, i cili pritet të zhvillojë ditën e nesërme një takim me patronazhistët e tij që i merr nga Shqipëria me vete për t’i shitur si emigrantë.

Ndërkohë shqiptarët e diasporës e urrejnë për vdekje njeriun që i ka përzene nga vendi për shkak të keqqeverisjes së tij dhe korrupsionit galopant në 12 vjet pushtet.

Taulant Omi, shqiptar i diasporës u ka zënë pritë në dalje të një salle taborit të korruptuar të Ramës, Benet Becit, kryetarit të Bashkisë së Koplikut, Pandeli Majkos, Taulant Ballës, Alket Hysenin etj.

VIDEO/ Shqiptarët në Londër "mas*krojnë" Taulant

Omi ka pyetur secilin prej tyre duke iu drejtuar, “o hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp?

“Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?”,- i ka pyetyr ai, ndërsa rilindasit dilnin me shpejtësi me kokën ulur.

Kjo duket se do të jetë prelut i asaj që pritet t’i ndodhë Edi Ramës nesër në Lodër, një zemërim i qytetarëve të diasporës të cilët Rama dhe mafia e tij as nuk i blen dot, as nuk i kërcënon dot. /Syri.net