VIDEO/ Vlora mbytet me tym toksik, zjarri te fusha plehrave nuk po fiket

Zjarri që ka shpërthyer në fushën e mbetjeve të qytetit të Vlorës vazhdon të jetë aktiv prej dy ditësh, duke krijuar një situatë alarmante për banorët.

Zjarri nisi mbrëmjen e së premtes dhe duke përfituar nga era e fortë, u përhap me shpejtësi në zonë.

Si pasojë, tymi toksik ka mbuluar pjesë të mëdha të qytetit, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. 

Djegia e mbetjeve në kushte të tilla lëshon në ajër substanca të rrezikshme për shëndetin, që mund të shkaktojnë probleme afatgjata për popullsinë.

Deri tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit apo masat që po merren për ta shuar atë.

Ndërkohë që qyteti po mbytet nga masakra mjedisore, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndodhet në Vjenë në Akademinë Diplomatike të Vjenës.