Vrasja e 14-vjeçarit/ Qiraxhi: Realitet në çdo shkollë, llahtari që Rama flet për rrjetet sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 22:01
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare tha se vrasje Martin Canit ishte është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat.
Qiraxhi: Zyra jonë është afër shkollës Fan Noli. Edhe banorët aty thonë se ka një kthesë afër Pazarit të Ri dhe aty të rinjtë mblidheshin dhe futnin dikë në rreth. Banorët kanë njoftuar policinë dhe ishte bërë një gjë normale, duke kujtuar se ka qenë një sherr si gjithmonë.
Kjo është një situatë shumë madhe dhe e kemi të pamundur që të mos jemi emocionalë. Kjo është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat. Rama e fut debatin tek mbyllja e rrjeteve sociale, kjo është llahtari!