Me EMRA dhe VIDEO/ POLICIA “FITON BASTIN” - 29 të arrestuar në Tiranë për lojëra të paligjshme fati

Janë arrestuar 29 persona për lojëra të paligjshme fati. Mësohet se hetimet janë ndjekur nga Sektori i Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës.

Policia njofton se:

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin".

Gjatë këtij operacioni, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 29 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

K. K., 31 vjeç, K. Gj., 28 vjeç, F. L., 28 vjeç, I. D., 52 vjeç, E. H., 28 vjeç, B. A., 53 vjeç, E. P., 29 vjeç, D. K., 28 vjeç, M. K., 41 vjeç, Xh. M., 32 vjeç, A. P., 31 vjeç, A. B., 32 vjeç, A. R., 29 vjeç, Sh. M., 40 vjeç, Sh. Ç., 31 vjeç, N. R., 28 vjeç, D. L., 45 vjeç, M. B., 52 vjeç, A. M., 58 vjeç, B. P., 54 vjeç, K. D., 18 vjeç, R. T., 18 vjeç, D. T., 36 vjeç, E. M., 19 vjeç, E. M., 21 vjeç, E. L., 37 vjeç, T. I., 37 vjeç, D. K., 33 vjeç, dhe G. H., 54 vjeç.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Materialet i kaluan prokurorisë".

PERSONAT E ARRESTUAR JANE:

1. Kristi Festim Kaso, 01.04.1993
2. ⁠Kristo Mark Gjoni, 18.12.1996
3. ⁠Fatjon Halim Lika, 24.08.1996
4. ⁠Ilir Qamil Dervishi, 27.04.1972
5. ⁠Ermal Albert Hazaferi, 03.12.1996
6. ⁠Bashkim Ali Alikaj, 07.03.1971
7. ⁠Erind Eugen Patrioti, 11.02.1995
8. ⁠Darli Enver Kuraj, 20.07.1996
9. ⁠Marenglen Baftjar Kloso, 09.05.1983
10. ⁠Xhenis Arben Muça, 26.04.1992
11. ⁠Amarildo Ydri Pashollari, 14.12.1993
12. ⁠Albano Lefter Babi, 29.03.1993
13. ⁠Also Sazan Rushani, 12.06.1995
14. ⁠Shkumbin Luan Mehmeti, 29.05.1984
15. ⁠Sherti Shyqyri Çollaku, 23.08.1993
16. ⁠Nehat Remzi Rexha, 31.03.1996
17. ⁠Denis Qemal Lalmi, 12.01.1978
18. ⁠Miran Fahri Barbullushi, 27.01.1972
19. ⁠Arben Pal Meçaj, 05.02.1966
20. ⁠Betin Kurti Peta, 09.09.1970
21. ⁠Klejdi Gjergj Demiraj, 10.01.2006
22. ⁠Rei Altin Temellari, 24.09.2006
23. ⁠Dorjan Bashkim Sinani, 22.06.1988
24. ⁠Elio Artur Manaj, 16.02.2005
25. ⁠Endri Tufik Muka, 31.02.2003
26. ⁠Elzo Bardhyl Lofca, 19.03.1987
27. ⁠Taulant Avdyl Ibro, 16.04.1987
28. ⁠Dorjan Ylli Kalemi, 27.10.1991
29. ⁠Gezim Ramazan Hamlli, 17.07.1970