Mehmeti: Rama duhet të kërkon falje, rrjetet sociale mund të mbyllet për të mbrojtur fëmijët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 21:40
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ndriçim Mehmeti, Ekspert Arsimi tha se mbyllja e rrjeteve sociale mund të bëhet në raste kur duhen mbrojtur fëmijët.
Mehmeti: Nuk prishet ndonjë privatësi mbyllja e rrjeteve. Në Itali kanë provimet e maturës dhe kryeministri vendosi që kur ka një kërcënim për minoren mund të merren masa ekstreme nga shteti. Për një provim mund të sakrifikohen shumë gjëra për të mbrojtur minorene.
Por problemi nuk është ky. Ajo që tha Rama është se si fillim duhet të thoshte një herë më fal në fillim dhe të merrte përgjegjësi si institucion. Nuk shpëtohet kështu, duke mbyllur këto rrejte. Jemi ne të këqij, jo brezi, se pse kemi qenë në të mirë dhe këta të poshtër? Këtu ka humbur puna dhe autoriteti i familjes!