Moti i keq në Lezhë, probleme me furnizimin me energji/ Zonat më problematike

Lezha u përfshi nga moti i keq që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa reshjet e shiut ishin me intensitet deri mesatar, të shoqëruar me erë të fortë, sipas të dhënave të marra nga Stacioni i Shërbimit Metereologjik Ushtarak Gjadër.

Deri në orën 18:00, kanë rënë 37 mm shi , por pa krijuar problematika në përmbytje.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe OSHEE të bashkisë Kurbin raportohen këto probleme:

kemi patur një një pemë të rrezuar në Nj/A/Milot, e cila është pastruar nga punonjësit e njësisë. Problematika të vogla u shfaqen tek rruga para spitalit dhe tek rruga e tankeve, ku pati prezencë të përkohshme e ujrave, si pasojë e bllokimit të kunetave dhe zgarave prej inerteve dhe mbeturinave, gjë që u normalizua shumë shpejt me punonjësit e shërbimeve.

Nga grupet e punës së OSHEE, është punuar gjatë gjithë ditës për riparimin e defekteve dhe kthimin e energjisë, nga raportimet, deri tani pa energji kemi:

1.Në njësinë administrative Milot, kemi Malësia e Kurbinit pjesërisht pa energji deri në fshatin Lester

3.Fideri nr.3 pjesërisht fshatrat Thumanë, (Thumana është e bashkisë Krujë) dhe Dukagjin i Ri, i njësisë Mamurras, pa energji.

4.Po punohet tek fideri nr.2 Fushë Mamurras.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe OSHEE të bashkisë Lezhë raportohen këto probleme:

Problem mbetet mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njesinë administrative Blinisht ku si rezultat i erës së fortë, energjia mungon që në orët e para të mëngjesit, gjithashtu ka mungesë në disa lagje të fshatrave në njësinë administrative Ungrej.

Grupet e punës së OSHEE kanë punuar gjatë gjithë ditës për riparimin e defekteve. Rreth orës 16:30,  në aksin rrugor Lezhë-Balldren, në fshatin Balldren, kemi patur rrëzimin e tre shtyllavet të linjës së internetit, gjë të cilat për rreth 30 minuta kemi patur bllokim të një krahu të lëvizjes së automjeteve. Nga ana e policisë rrugore, dhe strukturave bashkiake u morën masa për normalizimin e qarkullimit dhe pastrimin e rrugës.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe OSHEE, të bashkisë Mirditë  raportohet:

Gjatë gjithë ditës ka patur reshje shiu me intensitet të mesëm dhe erë të fortë. Nuk raportohen bllokim të rrugëve lidhese mes fshatrave dhe qëndrave të Njesive Administrative. Gjatë ditës është ndërhyrë në zhbllokimin e kanaleve kulluese apo tombinove që bllokoheshin herë pas here nga renia e gjetheve kryesisht në qytet.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe OSHEE, të bashkisë Mirditë raportohen këto probleme, në lidhje me furnizimin me energji elektrike:

Aresyja: Percjelles i TM-s në tokë. Po punohet per ta riparuar, si rezultat janë pa energji elektrike fshatrat Munaz, Rreth i Epërm,Rraja Zezë,Velë.

Fshatrat që janë në  Segmentin Jezull-Lurth dhe Jezull-Sheshaj pa energji elektrike.

Grupet e punës së OSHEE kanë punuar gjatë gjithë ditës për riparimin e defekteve dhe normalizimin e situatës.

Furnizimi me ujë të pishëm dhe energji elektrike në stacionet e pompimit të ujit të pishëm, është bërë normalisht

Kuota e lumit Drin  e Mat vazhdojnë të jenë në  nivele minimale.

Rrugët janë të kalueshme dhe deri më tani nuk janë shfaqur problematika

Hidrovorët janë në gadishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve.