Teliti: Mbyllja rrjeteve nuk duhet parë si cenim i privatësisë,  teknologjia ka shkuar përtej

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ersida Teliti, Drejtoreshë Qendra Konsumatori Shqiptar tha se mbyllja e këtyre rrjeteve nuk duhet parë si cenim i privatësisë, sepse teknologjia është duke shkuar përtej asaj që është krijuar.

Teliti: Unë kam vetë një djalë në moshën e djalit të vrarë që e ka përjetuar këtë tragjedi. Kjo është një situatë që ehte prezente e cila nuk kërkon dhe nuk jepet zgjedhje me mbylljen e rrjeteve sociale.

Këto janë rrjetet sociale që janë duke u përdorur nga persona për të arritur objektivat e tyre dhe për të dhënë modele jo cilësore dhe të mira. Mbyllja e këtyre rrjeteve në gjykimin personel nuk duhet parë si cenim i privatësisë, sepse teknologjia ehte duke shkuar përtej asaj që është krijuar.