“Mjaft më” Hoxhaj: Vrasja e 14-vjecarit kambanë alarmi, rrjetet sociale shumëfishojnë dhunën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 21:55
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ermelinda Hoxhaj, gazetare tha se vrasja e 14-vjeçarit është një kambanë alerti që nuk është se ka rënë sot, ka vite.
Hoxhaj: Mjaft më, nuk është normale! Mendoj se kjo është një kambanë alerti që nuk është se ka rënë sot, ka vite, por ne nuk kemi reagimin e duhur. Njerëzit nuk mbajnë më përgjegjësi, sepse nis nga ajo personale, por shkolla është një institucion që ka një protokoll dhe një propozim.
Nëse ndodhi konflikti njofto prindin dhe policinë, por në fakt kjo gjë nuk ndodhi. Nuk mund t’i lëmë fëmijët që të vriten. Sigurisht që rrjetet sociale kanë probleme edhe në vendet e tjera, për dhunën dhe bullizmin, duke u reflektuar tek të rinjtë.