Edhe Lushnja nën pushtetin e ujit/ Bllokimi i kanalizimeve dhe ndërtime përmbytin qytetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 20:24
Këto pamje vijnë nga qyteti i Lushnjes në një nga akset rrugore pranë kryqëzimit të spitalit.
Mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i pusetave në rrugë sjellin përmbytje në gjatësinë prej 100 metër të rrugës, por që për drejtuesit e automjeteve sjell probleme sepse thellësia arrin mbi 40 cm ujë.
Shkak i permbytjes është bllokimi i rrugës nga ndërtimet pa leje dhe mungesa e rrjetit te kanalizimeve të ujerave të bardha.
Pas pushimit te reshjeve te shiut, është larguar uji nga ky segment rrugor.