Messi: Barcelona po bën lojë spektakolare me trajnerin Flick, fëmijët e mi duan që të rikthehemi atje

Hansi Flick po bën një punë të mrekullueshme te Barcelona, aq sa ka marrë edhe një lavdërim konkret nga Leo Messi, legjendë absolute e klubit.

“Fëmijët e mi janë katalanas. Unë atje kam kaluar thuajse gjithë jetën time. Ndihem sikur jam nga Barcelona dhe mund ta shoh veten duke jetuar atje gjithmonë.

Familja ime dëshiron të jetojë në Barcelonë. Atje kemi plot miq dhe ndihemi si në shtëpi.

La Masia? Nuk jam aspak i befasuar për përshtatjen e të rinjve dhe suksesin e tyre në ekipin e parë, sepse kjo ka ndodhur gjithmonë, të paktën qyshkur unë kam veshur atë fanellë.

Barcelona më duket spektakolare. Trajneri Flick ka bërë një punë të shkëlqyer dhe e shijoj shumë lojën aktuale që po zhvillon skuadra”, ka thënë Leo Messi.