''Ja prapaskenat si u la jashtë Europianit'', babai i Uzunit ''shpërthen'' ndaj FSHF-së dhe Sylvinhos: Ka luajtur edhe i dëmtuar për Kombëtaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 13:03
Artan Uzuni, babai i sulmuesit të Kombëtares, Myrto Uzuni, nëpërmjet një statusi të gjatë në rrjetet sociale u është përgjigjur të gjithë atyre që kritikonin paraqitjet e lojtarit në radhët e kuqezinjve.
Ai ka nxjerrë në pah në fjalët e tij se si futbollisti kishte sakrifikuar gjithmonë me Kombëtaren, duke luajtur vazhdimisht i dëmtuar, për të ndihmuar ekipin.
Nuk kanë munguar thumbimet për Silvinjon, duke e etiketuar atë si “trajneri që e fshiu nga lista”.
