Flick: Pep 10 vite te City? Kam nipër e mbesa, meritojnë kohën time...

Hansi Flick foli në konferencë për shtypin para ndeshjes ndaj Celta Vigos dhe theksoi rëndësinë e rikthimit të ekipit pas një pauze. Ja disa nga përgjigjet e tij kryesore:

Për sfidën ndaj Celtas dhe mungesën e Lamine Yamal: "Do të jetë një ndeshje e bukur. Është gjithmonë e rëndësishme të rifillojmë mirë pas pushimeve. Nuk luajtëm mirë kundër Real Sociedadit, por mungesa e Lamine Yamal nuk ishte arsyeja. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por kemi edhe të tjerë që mund të bëjnë mirë. Për ne është e rëndësishme që ai të kthehet 100%."

Për deklaratat e Messit për Barçën: "Është një nder të dëgjosh lojtarin më të mirë në histori të thotë se i pëlqen kjo Barcelonë. Ai e ndjek nga afër ekipin dhe e ka zemrën në këtë klub, çka do të thotë shumë për të rinjtë dhe ekipin."

Për ndryshimin e sistemit të lojës pa Lamine: "Pa Lamine jemi pak të kufizuar, por kemi lojtarë me cilësi dhe që mund të luajnë në shumë role."

Për Gavin si titullar dhe pozicionin e tij më të mirë: "Tani Gavi mund të luajë si titullar. E kam pyetur dhe më tha që mund të luajë në çdo rol, çka është një përgjigje shumë e mirë."

Për rinovimin e Pep Guardiolës dhe qëndrimin e gjatë në një klub: "Guardiola me City-n ka arritur 10 vite, por unë nuk mendoj se mund të qëndroj kaq gjatë. Kam katër nipër dhe ata e meritojnë kohën time para se të mbush 70 vjeç. Do të shohim."

Për Casadó dhe debutimin e tij me Spanjën: “Jam shumë i kënaqur me mënyrën si po luan. Ka luajtur shumë ndeshje dhe duket sikur është një lojtar me përvojë. Duhet të vazhdojë kështu."

Për rastin e Lewandowskit në pozicion jashtë loje: "Nuk më kanë shpjeguar asgjë për atë rast. Ndonjëherë është mirë të marrësh shpjegime nga Liga ose Federata, sepse në fund jemi të gjithë njerëz. Gjithsesi, nuk duhet t'i japim më shumë rëndësi atij episodi."