Broja nuk grumbullohet për Brendtfordin, trajneri i Evertonit zbulon planin që ka për sulmuesin kuqezi

Sean Dyche është optimist që Armando Broja është afër debutimit me Evertonin. Klubi me bazë në Liverpool, po përpiqet të përshpejtojë rikthimin e sulmuesit të huazuar nga Chelsea pas dëmtimit.

Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të afatit kalimtar, por nuk ka luajtur ende pas një dëmtimi në tendinë të pësuar gjatë përgatitjeve parasezonale, që ndërpreu një transferim të planifikuar tek Ipswich.

23-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Brentfordit, por mund të luajë me ekipin U-21 për të rikuperuar gjendjen fizike.

Deklarata e trajnerit Dyche për Brojën:

Me disa lloj dëmtimesh mund të mendosh: 'Pse nuk rikthehet?' Por në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm sepse është dëmtim në tendinë.

Ai ka bërë mjaft stërvitje me ne dhe nuk mund të simulojmë ndjesinë e një ndeshjeje, ndaj preferoj që të luajë për U-21 sepse është më afër një ndeshjeje reale.

Jemi duke diskutuar hapat e ardhshëm. Ka pasur një javë të fuqishme dhe një rehabilitim të mirë, ndaj shpresojmë që kjo të na lejojë ta përshpejtojmë rikthimin e tij".

Evertoni ka një opsion për ta blerë Brojën në mënyrë të përhershme verën e ardhshme dhe ka nevojë urgjente për forcim në sulm.

Dyche shpreson që lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe Youssef Chermiti, një tjetër sulmues që nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të dëmtimit, të jenë të gatshëm para Krishtlindjeve.