Votuan vetë futbollistët, Bellingham do të marrë çmimin më 25 nëntor

Jude Bellingham dhe Caroline Graham Hansen janë votuar si lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar në Spanjë.

Mesfushori i avancuar i Realit tw Madridit dhe mesfushorja e Barcelonës do të marrin çmimin të hënën (më 25 nëntor) gjatë mbrëmjes gala të AFE Awards, e cila do të mbahet në Las Ventas, Madrid.

Kjo gala është organizuar nga AFE (Sindikatat e Futbollistëve Spanjollë) dhe ka për qëllim nderimin e protagonistëve të sezonit të fundit në futbollin spanjoll, si për kategorinë e meshkujve ashtu edhe atë të femrave.

Votimi është kryer nga vetë lojtarët e kampionateve përkatëse, të cilët vendosën që Bellingham të pasojë Vinicius si fitues.

Përveç kampionatit kryesor, edhe lojtarët nga kategoritë e tjera do të vlerësohen, siç është rasti i Gerard Peque nga Racing Santander, që do të marrë çmimin si lojtari më i mirë i Divizionit të Dytë.

Sindikata e futbollistëve do të vlerësojë gjithashtu Carolina Marín me çmimin ‘Manuel Esteo’, për karrierën e saj të jashtëzakonshme dhe për rolin e saj frymëzues në sport dhe për përçimin e vlerave sportive.