Zyrtare/ Titullar i padiskutueshëm te Vllaznia, kuqeblutë rinovojnë me mbrojtësin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 21:13
Vllaznia ka njoftuar rinovimin e kontratës me Andri Jago. Kuqeblutë kanë zgjatur dhe për një vit kontratën me brazilianin, duke e pasur kështu të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Andri Jago. Mbrojtësi i majtë i skuadrës tonë do të jetë i veshur kuqeblu edhe për sezonin 2025-2026”, shkruhet në njoftimin e kuqebluve.
Jago është kthyer në lojtarin e preferuar të Brdariç këtë sezon. Pas portierit Qarri është ai me më shumë minuta në skuadër dhe po ashtu ka nisur çdo sfidë si titullar.
View this post on Instagram

