Alen Sherri debutoi kundër Milanit, portieri shqiptar projektohet sërish titullar në Seria A

Alen Sherri debutoi në Seria A kundër Milanit, sfida e 9 nëntorit që Kaljari e barazoi 3-3.

Pas atij takimi pasoi Liga e Kombeve ku Sherri u grumbullua nga Kombëtarja shqiptare.

Sfida e radhës për Kaljarin luhet në transfertën e Xhenoas.

Një ndeshje delikate, që zhvillohet ditën e diel prej orës 12:30.

Alen Sherri mund të jetë sërish titullar, sipas asaj që raportohet nga jashtë Shqipërisë.

Trajneri David Nikola do i besonte kështu gardianit shqiptar, sfidën delikate ku luajnë dy skuadra me pikë të barabarta.

Kaljari dhe Xhenoa ndodhen respektivisht në vendin e 16 dhe 17 të Seria A.

Formacioni i mundshëm:

Kaljari: Sherri; Zapa, Palomino, Luperto, Auxhelo; Makumbu, Deiola; Zortea, Viola, Luvumbo; Pikoli