Drejtuesi i lartë i Bayernit: Kimmich dhe Musiala, e ardhmja e klubit

Kontrata e Musialas skadon në verën e vitit 2026 dhe lojtari ka lënë të kuptohet se mund të marrë një vendim deri në dimër. Situata është ndryshe për Kimmichin, i cili mund të lirohet në qershor:

“E kemi thënë tashmë publikisht se duam të fillojmë sa më shpejt negociatat për zgjatjen e kontratës. Do të dëshiroja që ai të vazhdonte të ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit,” tha Dreesen.

Sa i përket transferimit të mundshëm të Florian Wirtz nga Bayer Leverkuseni, Dreesen tregoi kujdes:

“Gjithmonë duhet të jetë në interesin e Bayernit të ketë në skuadër lojtarët më të mirë gjermanë, por Bayerni duhet të sillet gjithmonë me përgjegjësi nga pikëpamja ekonomike.”