Metodat e avancuara për trajtimin e Këmbës Diabetike në “SPITALIN AMERIKAN 3” nga Prof. Dr. Ernst Orthner
Kirurgu austriak Prof. Dr. Ernst Orthner me 40 vjet përvojë, ofron trajtime të specializuara për shputën dhe kyçin e këmbës, duke përfshirë implantimin e protezave totale të kyçit të këmbës. Ky operacion tejet i sofistikuar, realizohet vetëm në “Spitalin Amerikan 3”.
Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurgu austriak me famë ndërkombëtare, i njohur për ekspertizën e tij në trajtimin e patologjive të shputës dhe kyçit të këmbës, ofron gjithashtu kujdes për Këmbën Diabetike në “Spitalin Amerikan 3”.
I njohur për zhvillimin dhe implementimin e një proteze totale të kyçit të këmbës, një procedurë kirurgjikale tejet e specializuar, që kërkon një përvojë dhe aftësi të jashtëzakonshme.
Janë të pakët kirurgët ortopedë në Evropë që mund të kryejnë këtë operacion kompleks, dhe njëri prej tyre është Prof. Orthner.
Për të arritur rezultatet më të mira për pacientët, çdo trajtim është i personalizuar dhe nuk ka procedura të standardizuara.
Prof. Dr. Ernst Orthner: “Gjëja më e rëndësishme e këtij trajtimi është që gjendet metoda më efikase për pacientit, nuk mund të bëhet diçka standarde dhe procedurat nuk janë të njëjta.
Ekzistojnë thjesht trajtime, operime minimaliste apo edhe metoda të tjera. Nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimet por duhet gjetur diagnoza e saktë dhe është e rëndësishme të shihet këmba dhe për të parë se ku qëndron problem në mënyrë që të përshtatet dhe proteza”.
Prof. Orthner ka një eksperiencë mbi 40 vjeçare dhe trajton një gamë të gjerë problemesh të shputës dhe kyçit të këmbës.
Ai gjithashtu trajton me sukses raste post-traumatike dhe fraktura, si dhe probleme të shkaktuara nga operacione të mëparshme që nuk kanë pasur rezultate të kënaqshme.
Në Spitalin Amerikan 3, Prof. Dr. Ernst Orthner sjell këto metoda inovative për të trajtuar dhe minimizuar dhimbjet, duke mundësuar rikuperimin e funksioneve të këmbës dhe duke ofruar mundësinë për një jetë më të mirë dhe më të plotë për pacientët e tij.


