E shprehu hapur dashurinë për Barcelonën, shoku i Zhegrovës drejt plotësimit të ëndrrës
I lindur në Brooklyn, i rritur në Haiti dhe i stërvitur në Kanada, Jonathan David deklaroi publikisht dashurinë e tij për Barcelonën, një klub ku ëndërruar të luajë.
Nëse drejtuesit “Blaugranave autorizojnë nënshkrimin me të, partneri i Edon Zhegrovës në sulmin e Lille do të transferohej në “Camp Nou” si futbollist i lirë verën e ardhshme.
Një sulmues inteligjent, Jonathan David ka shpërthyer përfundimisht këtë sezon me Lille.
I lidhur vitet e fundit me klube të mëdha në Premier League, kanadezi ka bërë një hap përpara në Ligën e Kampionëve, një vitrinë e përsosur për të bindur drejtorët sportivë të klubeve më të mira në botë që të provojnë blerjen e tij.
Golashënues kundër Realit të Madridit, Atléticos (dygolësh) dhe në raundin e fundit kundër Juventusit, David është ndoshta në momentin më të mirë të karrierës së tij.
Ai ka shënuar 13 gola në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka spikatur në ndeshje të mëdha.
Lille, e cila është përpjekur ta rinovojë në çdo mënyrë, e vetëdijshme për pengesat e mëdha financiare që do të sillte transferimi i tij, tashmë e konsideron të humbur dhe gjithçka tregon se ai do të nënshkruajë, me bonusin përkatës të transferimit, si lojtar i lirë për një ekip të madh evropian.
