Vinicius dhe lufta kundër racizmit: E njoh forcën që kam, luftoj edhe për ata që nuk munden

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Junior, i grumbulluar në përfaqësuesen e Brazilit për ndeshjen kundër Perusë, që korrespondon me kualifikueset për Kupën e Botës 2026, dha një intervistë për CBF TV në të cilën foli për luftën e tij kundër racizmit dhe vështirësitë që ka kaluar në jetën e tij.

“Në tre muajt e fundit ne kemi arritur të futim tre ose katër persona në burg dhe t'i detyrojmë të paguajnë për krimin që kanë kryer. Jemi në rrugën e duhur.

Unë luaj në Spanjë, ku kam vuajtur shumë dhe ende vuaj ndonjëherë, por sigurisht që është më pak me ndihmën e të gjitha klubeve, të të gjithë njerëzve që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të luftuar racizmin, siç bën CBF,” deklaroi Vinicius.

“Synimi është që në një të ardhme shumë të afërt të mund të kemi gjithnjë e më pak raste racizmi.

E di sa i rëndësishëm jam, por gjithmonë them se është lufta e të gjithëve, sepse vetëm unë nuk mund të luftoj kundër gjithë kësaj që kanë vuajtur të gjithë njerëzit me ngjyrë.

Por unë e di ndikimin tim, e di forcën që kam, fjalën time dhe mund të flas për të gjithë ata njerëz që nuk kanë forcë, ose që kanë frikë, ose që kalojnë shumë gjëra dhe njerëzit jo gjithmonë besojnë ato që thonë.

Kështu që jam shumë i lumtur që mund të ndihmoj dhe të mbetem i vendosur dhe i fortë në luftë së bashku me të gjithë lojtarët dhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në gjendje të na ndihmojnë”, këmbënguli Vinicius.