Vrasja e 14-vjeçarit/ Tafani: Janë shumë agresivë, një brez që kërkon të identifikohet me forcë

Në “Drejt” nga Luan Rama, Endri Tafani analist tha se ky brez që po del tani që e sheh vetën disi të lënë mënjanë dhe kërkon që të identifikohet me një diçka, e bën si brez që të jetë më agresiv.

Tafani: Vetëm Shqipëria me këto fenomenet e thikave. Rastet me sulm thikash ka në Evropë, por në Evropë në dallim nga Shqipëria kryesisht janë tek familjet e emigrantëve. Ata që janë në Londër, që mbahet si një kryeqendër e thikave, sidomos tek adoleshentët.

E njëjta gjë ndodh tek shumë qytete të Evropës dhe kryesisht janë tek brezi i emigrantëve. Ky brez që po del tani që e sheh vetën disi të lënë mënjanë dhe kërkon që të identifikohet me një diçka, e bën si brez që të jetë më agresiv.