Akademia e Forcave të Armatosura mirëpret 74 studentë për programet e ciklit të dytë master

Akademia e Forcave të Armatosura filloi vitin e ri akademik për programet e ciklit të dytë master, duke mirëpritur 74 studentë.

Programet e ofruara këtë vit përfshijnë Master Profesional në Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes, i cili synon të përgatisë specialistë për mbrojtjen e sistemeve digjitale dhe përballimin e kërcënimeve kibernetike.

Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale në Fushën e Mbrojtjes, që fokusohet në zgjidhjet teknologjike për sfidat moderne të mbrojtjes.

Master Shkencor në Siguri dhe Politikë Ndërkombëtare, i cili zhvillon aftësi strategjike për të analizuar dhe menaxhuar çështjet komplekse të sigurisë globale.

Këto programe përfaqësojnë angazhimin e Akademisë për t’u përshtatur me sfidat bashkëkohore dhe për të ofruar edukim të lartë që fuqizon mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me një numër të konsiderueshëm studentësh të rinj dhe një staf të përkushtuar akademik, viti i ri premton të jetë një udhëtim i rëndësishëm drejt avancimit profesional dhe shkencor.