Vra*ja e 14-vjeçarit para shkollës, në sherr u përfshinë 7 persona, autori i dyshuar u plago* në krahë dhe shkoi në spital privat
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse ku një 14 vjeçar u qëllua me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, para shkollës ‘’Fan Noli’’.
Sipas raportimit të gazetarit Edison Vatnikaj, në sherr janë përfshirë 7 persona.
Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit ka mbetur i plagosur në krahë dhe ka shkuar të marrë ndihmë mjekësore në një spital privat.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
